Lidhje

BE: 7 vendet që përcaktohen si “të sigurta”


Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shpalli një listë të veçantë të BE-së për 7 vendet që ajo i përcakton si të sigurta: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Kosova dhe Turqia.

Sipas propozimit të zgjeruar të shpallur nga zoti Juncker, qytetarët e këtyre vendeve do të përballen me deportime me procedurë të përshpejtuar, nëse kërkojnë strehim në Bashkimin Evropian.

Në bazë të propozimeve të reja, emigrantët ekonomikë kërkesat e të cilëve për status refugjati dështojnë, do të kthehen mbrapsht më shpejt se të tjerët. Bashkimi Evropian po punon me vendet e ndryshme që ato të kthejnë më shumë njerëz në shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG