Lidhje

Vazhdojnë debatet mbi çështjen e CEZ


Lapsi.al pubikon një dokument të OSBE-së për lidhjet e dyshimta të politikanëve shqiptarë

Në Shqipëri vazhdon debati mbi deklarimet e studios ligjore që mbron interesat e kompanisë së shpërndarjes së Energjisë, për përfshirjen e mundshme në ryshfet të një ish kryeministri shqiptar. Autoritetet por dhe kryetari i parlamentit Ilir Meta, i cili u identifikua si ish kryeministri i dyshuar i kanë hedhur poshtë akuzat, por ndonëse bëhet fjalë për një material i cili është në duart e institucioneve shqiptare, deri më tani askush nuk ka bërë kallzim në prokurori për të kërkuar zbardhjen e cështjes . Ndërkohë sot në shtyp u publikua një raport i brendshëm i OSBE-së, ku flitej për lidhje të dyshimta të krerëve më të lartë të politikës shqiptare me afera korrupsioni dhe kriminale. Zyra e OSBE-së në Tiranë tha se bëhej fjalë për një përmbledhje bazuar në raportimet e mediave lokale.

Korrupsioni i zyrtarëve shqiptarë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

Publikimi në media i dokumentit të studios ligjore e cila po ndjek për llogari të palës shqiptare cështjen e kontratës së disa viteve më parë mes Operatorit të shpërndarjes së energjisë të kontrolluar në atë kohë nga cekët e Cez dhe shoqërisë që do mblidhet borxhet, vazhdon të jetë një ndër temat e debatit, aq më shumë që ajo është kthyer dhe në një kalë beteje për opozitën. Kjo e fundit kërkon dorëheqjen e kryetarit aktual të parlamentit Ilir Meta, i cili u identifikua nga agjencia e gazetarisë investigative ballkanike Birn, në shkrimin e saj, si ish kryeministri I dyshuar të kishte përfituar favore. Kastriot Ismailaj, aksioneri kryesor I shoqërisë që do të mblidhet borxhet, ishte paraqitur, sipas dëshmive të ish drejtuesit të Cez, si një aleat i ngushtë I zotit Meta dhe ish kryeministrit Berisha. Ismailaj ndodhet tani I arrestuar për pastrim parash. Zoti Meta, por dhe përfaqësues të LSI-së kanë hedhur poshtë një akuzë të tillë disa herë.

Opozita ka kërkuar publikisht nga prokuroria hetimin e cështjes, por pa ju drejtuar zyartarisht me arsyetimin se ajo nuk disponon dokumentacionin e studios ligjore. Edhe zoti Meta e nxiti opozitën t’I drejtohej prokurorisë. Studio ka deklaruar se ka ndjekur burimin e parave, gjë që mesa duket e ka cuar në përfundimet e nxjerra. Dhe përvec ish kryeministrit flitet dhe për një zyrtar të ERE-s të përfshirë po ashtu në ryshfete. Asgjë nuk i pengon as istitucionet shqiptare t’I drejtohen po ashtu prokurorisë. Duke qenë se studioja ligore përfaqëson shtetin shqiptar, materialet e saj pala shiptare i ka në duar, ashtu sic kërkuan prej saj të prononcohej se në dokumenta nuk përmendej emri i zotit Meta. Por burime zyrtare të Prokurorisë i thanë Zërit të Amerikës se deri më tani, asnjë institucion nuk ka bërë kallzim për të kërkuar zbardhjen e rasteve të përmendura.

Ndërkaq sot, një tjetër dokument është publikuar nga portal informative Lapsi.al. Bëhet fjal për një material të brendshëm të OSBE-së ku analizohen lidhjet e dyshuara të politikanëve shqiptar me biznesin apo elementë kriminalë. Në pjesën e publikuar sot përmendet vetëm kryeministri Edi Rama, kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha, me dyshime për përfitime të shumta të paligjshme e deri lidhje me elementë të botës së krimit.

Per kryeministrin Edi Rama shkruhet se “pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Zoti Meta përshkuhet ndër të tjera si një njeri “me interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë”. Ndërsa për zotin Berisha përmenden akuzat ndaj tij për lidhjet me biznesmenin boshnjak Damir Fasllic apo përfshirjen e fëmijëve të tij në afera të ndryshme.

Dokumenti, të paktën në pjesën e publikuar, nuk sjell prova apo fakte, ndërsa dyshimet i ngre mbi ato që “përfliten” apo “fjalë që qarkullojnë”. Zyra e OSBE-së në Tiranë reagoi duke shpjeguar se “bëhet fjalë një përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik, për lidhjet e mundshme mes biznesit dhe politikës. Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media”, saktësoi zyra e OSBE-së në Tiranë.

XS
SM
MD
LG