Lidhje

Preshevë, asociacioni i komunave shqiptare


Shqiptarët e Luginës së Preshevës vendosën të shtunën për themelimin e asociacionit të ngjashëm me atë të komunave serbe në Kosovë.

Përfaqësuesit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, tri komunat e banuara me shqiptarë në jug të Serbisë, miratuan të shtunën një deklaratë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

Preshevë - Asociacioni i komunave shqiptare
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Deklarata u miratua njëzëri nga të dërguarit e tri komunave që u mblodhën në Preshevë, në atë që kryetari i kësaj komune Ragmi Mustafa e cilësoi një ditë historike. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu. tha se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre dhe asgjë më shumë.

Zyrtarët serbë reaguan me zemërim ndaj paralajmërimeve të udhëheqësve politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë shqiptare. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha gjatë javës se shqiptarët në Serbi nuk bënë të jenë të diskriminuar, por ata duhet ta respektojnë kushtetutën e saj.

“Ua tërheq vërejtjen që të shtunën në Preshevë të mos bëjnë ndonjë paralele me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Ua tërheq vërejtjen të mos luajnë me zjarrin dhe të respektojnë kushtetutën dhe rendin e Republikës së Serbisë. Fakti që Serbia është për bisedime nuk do të thotë se është e dobët, përkundrazi ajo është e fuqishme, më e fuqishme në 20-30 vjetët e fundit”, citohet të ketë thënë ai.

Udhëheqësit e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thanë se asociacioni i tyre do të jetë i ngjashëm me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që do të krijohet në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht në Bruksel në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit shqiptarë kanë kërkuar në vazhdimësi trajtim të njëjtë për ta sikurse për serbët në Kosovë.

Udhëheqësit politik të zonës thonë se situata në Luginë vazhdon të jetë e paqëndrueshme që nga viti 2001 kur mori fund konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

Ata shume herë kanë shfaqur shpresën që edhe procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të krijojë hapësirë për përmirësim të gjendjes në atë zonë.

XS
SM
MD
LG