Lidhje

Rregulla të reja peshkimi


Më shumë se një e katërta e zonave të peshkimit të botës janë të mbishfrytzuara, sipas Kombeve të Bashkuara. Shumë komunitete në mbarë botën, që varen nga oqeani për jetesën e tyre, janë duke luftuar për të manaxhuar burimet. Një numër në rritje po miratojnë programepeshkimi me kuota.Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Baragona shpjegon se këto programe kanë për qëllim për ta bërë peshkimin më të qëndrueshëm, por kritikët thonë se ato po detyrojnëshumë peshkatarë për hequr dorë nga ky biznes.

Dielli po perëndon ndërsa anija Roughwater tërhiqet në port në Gjirin Chesapeake, një orë nga Uashingtoni.Rachel Dean dhe familja e saj po peshkojnë në bazë të rregullave të reja këtë vit.

Me rregullat e vjetra, zyrtarët vendosnin se sa peshq mund të kapeshin në Gjirin Chesapeake çdo vit.

"Ishte si një garë e vërtetë peshkimi, kur hapej drita e gjelbër, shkonim për të kapur sa të mundeshim.”

Kjo mënyrë mund të çojë në mbishfrytzim, peshkim të pasigurt, dhe probleme të tjera.

Por vitin e kaluar, autoritetet nisën një sistem të ri për kapjen e peshkut në Chesapeake. Sipas rregullave të reja, çdo peshkatar ka një sasi të caktuar peshku për të kapur.

Kelly Denit mbikëqyr peshkimin në Administratën Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës, ose NOAA.

"Çdo individ ka të drejtë të peshkojë një sasi të caktuar kur të dojë. Kështu, ata nuk janë në garë se kush të kapë më shumë peshk para se sasia e përgjithshme të jetë kapur."

Por ka fitues dhe humbës në programin e ri, thotë peshkatari Larry Powley.

"Ka disa të rinj që kishin peshkuar vetëm dy vjet. Ata morrën më shumë pikë sesa unë që kam 40 vjet që e bëj këtë punë."

Larry Powley ishte në gjendje për të blerë aksione të mjaftueshme nga peshkatarë të tjera për të qëndruar në biznesin e peshkimit.

"Por disa nga djemtë e rinj, nuk mund të përballojnë për të blerë aksione, ata do të mbeten prapa."

Rachel Dean thotë se edhe familja e saj ishte i shqetësuar në fillim.
Rachel Dean, peshkatare

"Në fillim nuk morrëm atë që shpresonim. Natyrisht, kur diçka ndahet, të gjithë duan të marrin pjesën më të madhe. Kjo ishte frika jonë e parë. Por ne gjithashtu e dinim se do të kishim përftime."

Në fund të fundit, Rachel e pëlqen programin, sepse ajo mund të presë kur moti është i keq, apo kur ka probleme mekanike, dhe të shesë kur çmimet janë të larta.

NOAA thotë se rregullat e reja parandalojnë mbipeshkimin dhe rrisin të ardhurat.
Kelly Denit, NOAA

"Nëse ju shikoni të 16 programet që kemi, duket shumë qartë se ka pasur suksese."
Kapja e peshkut me kuota të caktuara nuk jep rezultat kudo, por rregullatorët këtu thonë se kjo është mënyra më e mirë për të ndihmuar peshkun, dhe industrinë e peshkimit.

XS
SM
MD
LG