Lidhje

Debati mbi marrëveshjen me Iranin


Kreu i komisionit për Sigurinë Kombëtare në Dhomën e Përfaqësueve tha se marrëveshja bërthamore me Iranin, nuk do ta ndal këtë të fundit, por do të rrezikojë Amerikën dhe aleatët e saj.

Komentet e Michael McCaul vijnë një ditë pasi Dhoma e Përfaqësueve votoi për të refuzuar marrëveshjen ndërkombëtare me Iranin.

Meqë Senati ka votën vendimtare për të bllokuar miratimin, votimi në Dhomën e Përfaqësueve dje ishte thjesht simbolik.

Ai synon t’i dërgojë një mesazh presidentit dhe administrates së tij që janë përpjekur të negociojnë për 18 muaj me Iranin.

XS
SM
MD
LG