Lidhje

Biznesi dhe informaliteti


Ne Shqiperi ka nisur një aksion i gjerë kundër informalitetit. Në këtë aksion janë përfshirë Drejtoritë Rajonale të Tatimeve në shkallë qarqesh. Në Qarkun e Shkodrës, ku përfshihen rrethet Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe po veprojnë në terren 33 grupe të tatimoreve, të cilët ushtrojnë kontrolle në të gjithë subjektet private. Drejtues të tatimeve thonë se aksioni synon të detyrojë bizneset të vënë aktivitetin e tyre në binarët e ligjit. Ndërkohë, përfaqesues të biznesit, duke mbështetur luftën e nisur kundër informalitetit, kërkojnë që tatimoret të jenë më tolerantë me biznesin.

XS
SM
MD
LG