Lidhje

Shtohet mbështetja për refugjatët në Evropë


Në Britani aktivistët marshuan në Londër duke protestuar qendrimin e qeverisë britanike në përshkallëzimin e krizës së refugjatëve. Abdulaziz Almashi është një prej protestuesve.

“Nuk mund të pajtohemi me fotot e fëmijëve sirianë të mbytur nëpër brigjet e Evropës. Po përpiqemi të dërgojmë një mesazh të fortë për David Cameron dhe Terresa May si dhe ndaj botës. Statusi i refugjatit është një e drejtë dhe jo privilegj, ndaj refugjatët duhet pranuar.”

Në Greqi, një destinacion i rregullt i refugjatëve, protestuesit në Athinë zhvilluan një tubim në solidaritet me refugjatët dhe migrantët që kërkojnë një jetë më të mirë. Petros Konstantinou është një prej kryeqytetasve që proteston.

“Ne themi se refugjatët janë të mirëpritur. Solidarizohemi me refugjatët dhe themi të hapen kufinjtë dhe të lejohen të futen me dinjitet në këtë vend.”

Protestuesit shprehën mbështetjen për mijëra refugjatë që po përpiqen për një jetë më të mirë me shpresën për të gjetur një strehë në Evropë. Ndërkohë, Kancelarja Angela Merkel po u kërkon vendeve të bllokut që të ndajnë përgjegjësitë mbi pranimin e njerëzve që kërkojnë azil. Gjermania pritet të pranojë 800 mijë migrantë dhe refugjatë vetëm këtë vit.

XS
SM
MD
LG