Lidhje

Rikthehet trafiku i narkotikëve me Greqinë


Policia e Fierit tha se goditi një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike me destinacion Greqinë. Forcat policore arrestuan katër persona dhe shpallën një tjetër në kërkim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të marijuanës.

Policia dyshon se personat grumbullonin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Jugut të Shqiëprisë dhe më pas e përpunonin marijuanën në formë çokollate dhe e transportonin drejt Greqisë.

Operacioni vjen pak kohë pasi një ish zyrtar i antidrogës në Fier lëshoi akuza të forta për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë në trafikun e lëndëve narkotike në zonën midis Fierit dhe Vlorës.

Pak javë më parë pas bllokimit të një mjeti të vogël fluturues nga policia italiane me një sasi narkotikësh që ishte transportuar nga Shqipëria një zyrtar i Policisë së Vlorës u vu në arrest së bashku me grupin e trafikantëve të dyshuar.

Ndërkohë përmasat e kultivimit të marijunës edhe këtë vit kanë qenë të mëdha dhe kjo periudhë përkon me fazën finale të trafikanëtve që grumbullojnë dhe përpunojnë bimët narkotike. Policia shqiptare po i përqëndron kryesisht operacionet kundër narkotikëve në zonat verirore të vendit.

XS
SM
MD
LG