Lidhje

Tensione në Jeruzalem


Palestinezët u përleshën me policinë izraelite në kompleksin e xhamisë al-Aksa sot në Jeruzalem, në prag të vitit të ri hebraik.

Dhuna shpërtheu pasi policia hyri në kompleks në ndjekje të palestinezëve, të cilët më parë kishin hedhur gurë kundër policisë dhe ishin mbyllur brenda xhamisë. Policia izraelite përdori gaz lotsjellës dhe shashka ndaj të rinjve palestinezë.

Jordania, vendi që ka nën kujdestari xhaminë, e dënoi operacionin policor, duke akuzuar Izraelin për “provokim” dhe për “përpjekje për të ndryshuar status kuonë”, në një nga objektet më të shenjta të Lindjes së Mesme. Sipas rregullave të deritanishme, hebrenjtë lejohen ta vizitojnë objektin, me kushtin që të mos kryejnë lutje fetare.

Dhuna në vend është përshkallëzuar për shkak se muslimanët janë të zemëruar nga vizitorët jo-myslimanë dhe një shtytje për të lejuar lutjet hebraike në kompleksin e jashtëm të xhamisë.

Hebrenjtë e quajnë atë Malin e Tempullit konsiderojnë atë si vendin e tyre të shenjtë. Myslimanët e quajnë atë Shenjtoren Nobel, dhe e konsiderojnë si vendin e tretë të shenjtë pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG