Lidhje

Dekriminalizimi, qeveria miraton ligjin e saj


Efektet e projektit të shumicës edhe mbi të zgjedhurit apo të emëruarit aktualë. Opozita ka prezantuar ligjin e saj dy javë më parë

Në Shqipëri, Qeveria njoftoi sot se ka miratuar një ligj të posacëm për dekriminalizimin, i cili do t'i dërgohet me urgjencë parlamentit

“Asnjë individ, që në të kaluarën e tij është dënuar në gjykatat vendase apo të huaja, nuk do të ketë mundësi të zgjidhet apo të emërohet në ndonjë funksion publik dhe as të fshehë të kaluarën e tij të errët. Ligji parashikohet të ushtrojë veprimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që janë zgjedhur, emëruar ose janë duke ushtruar funksione publike”, deklaroi ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj.

Qeveria ka përcaktar të paktën 73 vepra penale, kryerja e së cilave bëhet shkas për të mos lejuar ushtrimin e funksioneve publike. Për atë që janë dënuar për krime të rënda, ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike do të jetë për gjithë jetën, ndërkohë që për krimet e tjera, ndalimi do të jetë nga 10 vjet (për krime që parashikojnë dënim mbi dy vjet) deri 20 vjet nga koha e mbarimit të dënimit.

Nga ana e saj edhe opozita ka paraqitur një projektligj për këtë cështje. Të dyja palët deklarojnë se janë mbështetur në modelin italian. Tani mbetet vetëm që ato të bien dakort për një variant përfundimtar, ndonëse sot përfaqësuesit e shumicës në Komisionin e Posacëm parlamentar deklaruan se projekti i paraqitur nga opozita është në shkelje të standarteve ndërkombëtare dhe të rekomandimeve të sjellë nga Komisioni i Venecias.

XS
SM
MD
LG