Lidhje

Pezë, rikthehen fotot e diktatorit


Portretet e diktatorit u rishfaqën sot në fshatin ku përkujtohet Konferenca e Pezës

Në Shqipëri, përkujtimi i Konferencës së Pezës, ka rikthyer nostalgjikët e diktatorit komunist Enver Hoxha, të cilët janë shfaqur sot sërish në Pezë me portretet e tij në duar dhe duke brohoritur emrin e tij. Një grup veteranësh dhe anëtarë të partisë komuniste, shkuan drejt monumentit që përkujton këtë ngjarje të Luftës antifashiste nacionalclirimtare në Shqipëri, ndërkohë që pjesa e ceremonisë zyrtare, ku mori pjesë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e deputetë të ndryshëm, kishte përfunduar pak më parë.

Shfaqjet e portreteve të diktatorit Enver Hoxha në rastet përkujtimore të ngjarjeve që lidhen me luftën, janë të shpeshta në Shqipëri. Vitin e kaluar ato ngjallën debate të shumta, kur ne përvjetorin e Clirimit të kryeqytetit, portretet e diktatorit u panë gjatë ceremonisë ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.

Opozita edhe sot reagoi duke i konsideruar fotot e diktatorit Hoxha si “provokime të kryeministrit Edi Rama. Përmes pinjollit të tij në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama organizoi një aktivitet shtetëror me fotot e Enverit e Nexhmies në Pezë, kësaj radhe me akt edhe më agresiv duke i vendosur ato në vendin e nderit.

Edhe më e rëndë është kjo ngjarje, kur të tilla manifestime bëhen me paratë e taksave të qytetarëve”, deklaroi kryetari I grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka.

XS
SM
MD
LG