Lidhje

Politika amerikane për refugjatët nga Siria


Administrata Obama do të donte ta shtonte më tej numrin e refugjatëve sirianë që do të sistemohen në Shtetet e Bashkuara, thotë Departamenti i Shtetit. Por zyrtarët amerikanë janë duke e balancuar dëshirën për sitemimin e një numri më të madh refugjatësh sirianë me nevojën për të kryer kontrolle të hollësishme për personat që do të shqyrtohen për pranim:

Ndërsa dhjetëra mijëra refugjatë nga rajonet me konflikte përpiqen të hyjnë në Europë, në disa raste, edhe duke u përballur me kushte të rrezikshme, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë për ta zgjeruar programin për pranimin e refugjatëve.

Disa organizata refugjatësh dhe ligjvënës amerikanë thonë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për pranimin e të paktën 10 mijë refugjatëve sirianë gjatë vitit të ardhshëm, është shumë i ulët si numër.

Ata thonë se synimi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë 65-100 mijë sirianë.

“Ne nuk mund të lëvizimin fizikisht, kaq shpejt, një numër kaq të madh njerëzish, përmes procesit të nevojshëm, për të arritur të pranojmë kaq shumë njerëz."

Zyrtarët thonë se pranimi i refugjatëve vështirësohet nga procesi i verifikimit për ta, që kërkohet sipas politikave amerikane.

Ky procesi18-24-mujor përfshin intervista në vendet ku ndodhen refugjatët, analizat mjekësore dhe kontrollet për sigurinë.

Megjithatë, zyrtarët thonë se thëniet se terroristët po përpiqen të infiltrojnë së bashku me refugjatët, duket se janë të pabaza.

“Ata janë njerëz që përpiqen të sigurohen që familjet e tyre të kenë një të ardhme. Janë njerëz që duke ikur nga Siria, apo duke u përpjekur të qëndrojnë atje, shohin që fëmijët e tyre nuk po shkojnë në shkollë. Ata kanë humbur punën. Vendet ku punonin janë eliminuar."

Mbi 4 milionë refugjatë sirianë ndodhen në Liban, Turqi dhe Jordani. Çdo vend duhet të bëjë sa të mundet, për të ndihmuar refugjatët, thotë Laura Thompson, e Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit.

“Shifra 10 mijë për Amerikën, apo 140 mijë për Europën nuk është e mjaftueshme, kur kemi tre vende me rreth 3.5 milionë refugjatë.”

Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, po kërkojnë mënyra për procesin e sistemimit të refugjatëve sirianë, pa hequr dorë nga elementët e sigurisë.

XS
SM
MD
LG