Lidhje

Refugjatët në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë

  • Isak Ramadani

Disa mbërrijnë me autobuz, të tjerë në këmbë, por mijëra imigrantë kalojnë nga Serbia për në Kroaci për të arritur në Evropën perendimore. Këto ishin pamjet sot me të ardhurit e rinj. Më shumë se 20 mijë njerëz, shumica refugjatë nga Siria, kanë kaluar në Kroaci që nga 15 shtatori kur Hungaria mbylli kufirin me Serbinë. Imigrantë të tjerë vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre përmes detit.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen të mërkurën me shpresën për të arritur një marrëveshje për të shpërndarë fluksin masiv të imigrantëve.

Nëpër Maqedoni, mesatarisht në ditë kalojnë nga katër mijë a pesë mijë refugjatë dhe imigrantë, në rrugën e tyre për në shtetet e Evropës perëndimore. Korrespondenti ynë Isak Ramadani ishte në Tabanoc, në veri të Kumanovës, në kufirin me Serbinë dhe përgatiti këtë kronikë.

XS
SM
MD
LG