Lidhje

Shtohen përdoruesit e drogave në Shqipëri


Sipas të dhënave të fundit, numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri është rritur më tej, ndërsa ndihma ndaj tyre është e pamjaftueshme. Rreth 10 për qind e gjimnazistëve përdorin marijuana. Numri i të rinjve që kërkojnë ndihmë për t'u shkëputur nga droga po rritet, si edhe numri i përdoruesve, të cilët janë shumica të papunë.Në Qendrën e organizatës Aksion Plus çdo ditë bëhen përpjekje për t'u ardhur në ndihmë këtyre të rinjve, por drejtuesit e saj pohojnë se ende mungon një bashkëpunim i organizuar në këtë fushë.

​Krahas sfidës policore për të shkatërruar bimën canabis sativa Shqipëria ka përballë prej shumë kohësh edhe sfdën mjekësore për t'u kujdesur ndaj përdoruesve të lëndëve narkotike.

Ekspertët mendojnë se masat në spitale dhe klinika janë përherë të pamjaftueshme, sepse numri i përdoruesve shtohet vazhdimisht.

Me sakrifica të mëdha vetëm një numër i vogël arrin të shkëputet nga droga, ndërsa pjesa dërmuese vazhdojnë përpjekjet për ta lënë drogën me ndihma të ndryshme te mjekët dhe te qendra ditore e organizatës Aksion Plus.

Genc Muçollari është drejtuesi i organizatës Aksion Plus prej mëse 10 vjetësh. Qendra e tij është e vetmja që u ofron përdoruesve të lëndëve narkotike një terapi mbajtëse me metadon, një ilaç që mjekon të rinjtë, duke ulur dhimbjet dhe nevojën për narkotikë. Shumica e fillojnë me canabis sativa dhe më tej vazhdojnë me droga të rënda.

Organizata Aksion Plus nuk është një pavion spitali, ku vetëm jepet terapia. Ajo kujdeset për pacientët me këshillime, intervista motivuese, mbështetje psiko-sociale, që ta të përballojnë stigmën dhe diskriminimin në shoqëri.

Genci thotë se ilaçi metadon është siguruar nga Fondi global kundër HIV/AIDS, i cili e financon Shqipërinë edhe për një vit. Më pas duhen menduar mënyra të reja për ta siguruar ilaçin, me skema rimbursimi, me subvencione nga shteti.

Krahas mjekimit, duhet menduar që këta të rinj tw zihen me punë, përndryshe e mbajnë mendjen tek narkotikët.

Megjithëse e pakët, ndihma për përdoruesit e narkotikëve nuk ka munguar nga familja dhe nga qeveria.

Ministria e financave një pjesë të parave të sekuestruara nga trafiqet ua kalon strukturave që kujdesen për pacientët e narkotikëve, ndërsa gjykatat dhe shërbimi i provës pranë tyre po shtojnë dënimet alternative.

Por vëzhguesit pohojnë se ndihma duhet të jetë më e madhe dhe më energjike në parandalimin e narkotikëve dhe në mjekimin e viktimave të tyre.

XS
SM
MD
LG