Lidhje

Marrëveshjet e qeverisë së Kosovës dhe opozita


Parlamenti i Kosovës pritet të vazhdojë nesër seancën e ndërprerë të një javë më parë, pas mospajtimeve ndërmjet partive të koalicionit dhe atyre të opozitës lidhur me kohën e raportimit të kryeministrit Isa Mustafa për marrëveshjet e arritura me Serbinë. Për njohës të çështjeve politike në Kosovë, zhvillimet e mëdha politike në të cilat po kalon vendi kanë çuar në rritjen e përplasjeve ndërmjet partive qeverisëse dhe atyre në opozitë. Ata thonë se kjo është vetëm fillimi, pasi që me hyrjen e marrëveshjeve të Brukselit në fuqi, gjendja do të shkojë duke u tensionuar edhe më shumë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG