Lidhje

Çështja bërthamore me Iranin


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike tha sot se është shënuar “përparim i rëndësishëm” në hetimet e OKB-së lidhur me shqetësimet se Irani po punon për prodhimin e armëve bërthamore.

Yukiya Amano tha sot se i kishte raportuar bordit të Agjencisë lidhur me udhëtimin e tij në Iran, ku ai kishte vizituar bazën ushtarake Parchin që është një ndër objektet kryresore në qendër të hetimeve.

Zoti Amano tha se në Parchin ishin marrë kampione për analiza para vizitës së tij. Sipas tij, marrja e kampionëve dhe analiza e tyre ishin bërë në përputhje me standadet e operimit të agjencisë.

Më parë sot agjencia iraniane e lajmeve IRNA kishte cituar një zyrtar, sipas të cilit kampionët ishin marrë pa qenë të pranishëm inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG