Lidhje

Embargoja ndaj Kubës


Njoftime të medias bëjnë të ditur Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e abstenimit nëse në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara hidhet në votë embargoja kundër Kubës.

Për afro 25 vjet Kuba ka paraqitur rezoluta të ngjashme para Asamblesë së Përgjithshme ku ngrinte shqetësim për ligje që pengojnë tregëtinë e lirë dhe ndërhyjnë në sovranitetin e një vendi. Gjatë dy vjetëve të fundit vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë votuar kundër heqjes së embargos.

Por rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Havanës është pasuar me thirrjet e Presidentit Obama që Kongresi të heqë embargon. Deri tani ligjvënësit republikanë që kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit nuk kanë ndërmarrë hapa për heqjen e embargos.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon zyrtarë amerikanë, sipas të cilëve ende nuk është marrë një vendim, por ka gjasa që Amerika të abstenojë nëse kërkesa për heqjen e embargos hidhet në votë në Asamblenë e Përgjithshme.

XS
SM
MD
LG