Lidhje

PD vazhdon akuzat ndaj Tahirit


“Automjeti përdoret nga kushërinjtë e ministrit” që opozita i akuzon si trafikantë. Tahiri ka deklaruar shitjen, por sipas dokumentacionit të paraqitur nga demokratët ai e ka përdorur atë dhe një vit më parë, sikundër ka paguar dhe sigurimin e mjetit

Në Shqipëri partia demokratike ka vijuar me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri per automjetin e tij i cili sipas opozitës ëhstë vënë në shërbim të kushërinjve të tij të përfshirë sipas saj në trafiqe

Duke ju referuar të dhënave nga sistemi TIMS, i cili regjistrin hyrje daljet nga kufiri i Shqipërisë, kryetari demokrat Lulzim Basha tha sot se “TIMS-i tregon Tahirin në timon të Audit të tij një vit pas shitjes duke kaluar kufirin. Të njëjtin Audi që prej dy vitesh e përdorin edhe Habilajt për të kaluar kufirin. Dhe sot u bë publik edhe një fakt tjetër. Siguracioni i veturës që përdorin Habilajt paguhet nga Sajmir Tahiri”.

Akuzat e partisë demokratike pasojnë deklaratën e ministrit Tahiri se ai e kishte shitur automjetin që në vitin 2013, përmes një akti noterial, por se kjo nuk ishte reflektuar në dokumentacionet e automjetit pasi ishte bllokuar nga përmbarimi për shkak të një pagesë që duhet të kryente në zbatim të një vendimi gjyqësor. Zoti Tahiri e ka deklaruar shitjen e mjetit edhe në dokumentat e deklarimit të pasurisë për vitin 2013.

Megjithatë, opozita i kujtoi ministrit se qytetarët e thjeshtë po ndëshkohen sot qoftë dhe për një kupon tatimor, ndërkohë që ai sipas saj, në rastin më të mirë, është përgjegjës për tre krime të tjera: Fshehje të pasurisë, evazion fiskal dhe pengimin e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor”, deklaroi kryetari demokrat Basha.

XS
SM
MD
LG