Lidhje

Shkreli gjunjëzohet para kritikave


Martin Shkreli

Martin Shkreli

Drejtuesi i kompanisë farmaceutike që u kritikua ashpër për rritjen e çmimit të ilaçit Daraprim me më shumë se 5 mijë për qind, tha të martën se do të ulë koston e ilaçit që shpëton jetë njerëzish.

Martin Shkreli nuk tha se sa do të jetë çmimi i ri, por tha se vendimi do të merret gjatë disa javëve të ardhshme.

Ai tha në programin NBC News se vendimi për të ulur çmimin ishte një reagim ndaj zemërimit mbi rritjen e çmimit të ilacit nga 13.5 dollarë në 750 dollarë për pilulë.

"Po ky është absolutisht një reagim – u bënë gabime në lidhje me shpjegimin për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se përse ne e morrën këtë veprim. Mendoj se ka kuptim të ulet çmimi në përgjigje të zemërimit që u përcoll nga njerëzit," tha zoti Shkreli.

Kompania Turing Pharmaceuticals e Nju Jorkut bleu ilaçin nga kompania IMPAX Laboratories në muajin gusht për 55 milionë dollarë dhe e ngriti çmimin . Shkreli tha të martën se çmimi do të ulen për të lejuar kompanisë të mbulojë koston ose të bëjë një fitim të vogël.

Shoqata e Sëmundjeve Ngjitëse dhe ajo për virusin HIV kundërshtuan rritjen e çmimeve, duke thënë se "kjo kosto është e pajustifikueshme për popullatën e cenuar të pacientëve në nevojë të këtij ilaçi."

Kandidatja demokrate për presidente, Hillari Klinton ishte në mesin e atyre që shprehën zemërim për rritjen e çmimeve. Të martën ajo paraqiti një plan që do të kufizojë shumën e parave që pacientët duhet të paguajnë nga xhepi për barnat çdo muaj.

32 vjeçari Martin Shkreli është një investitor amerikan me origjinë shqiptare i specializuar në investimet në sektorin e farmaceutikës. Ai është themelues i kompanisë farmaceutike Turingdhe më parë ka qënëbashkëthemelues i firmës financiare, MSMB Capital Management, e specializuar në metoda investimi me rrezik të lartë me shpresën për të realizuar fitime të mëdha.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG