Lidhje

Kriza e refugjatëve


German Chancellor Angela Merkel gestures as she delivers the government's declaration on current refugee crisis at the lower house of parliament Bundestag in Berlin, Sept. 24, 2015.

German Chancellor Angela Merkel gestures as she delivers the government's declaration on current refugee crisis at the lower house of parliament Bundestag in Berlin, Sept. 24, 2015.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se zgjidhja e çështjes së migrimit masiv të njerëzve që përpiqen t’i largohen dhunës në Siri do të vijë me ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, dhe Lindja e Mesme. Kancelarja Merkel tha gjithashtu se ajo është e kënaqur me një marrëveshje të re me udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Evropian për t'u dhënë 1.1 miliard dollarë agjencive ndërkombëtare të ndihmave për të ndihmuar refugjatët në kampet pranë vendeve të tyre.

Kancelarja Merkel informoi sot parlamentin gjerman lidhur me krizën e imigrantëve. Deri tani Gjermania ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve.

“Jam e kënaqur me rezultatet e sotme, edhe pse ne e dimë se kushtet për një zgjidhje tërësore të problemit të refugjatëve ende nuk janë krijuar plotësisht. Por ne kemi hedhur një hap të nevojshëm, njërin prej shumë hapave. Pra, ishte i rëndësishëm fakti që në këtë takim të Këshillit patëm një shkëmbim pikëpamjesh, për ta kuptuar më mirë problemin. Ne të gjithë e kuptuam që kjo është një detyrë e përbashkët që duhet zgjidhur,” tha zonja Merkel.

Kancelarja gjermane tha se se zgjidhja e çështjes së migrimit masiv do të vijë me ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, dhe Lindja e Mesme.

Marrëveshja erdhi pas një takimi të ngutshëm të nivelit të lartë në Bruksel që përfundoi sot herët në mëngjes.

Të 28 vendet e BE-së ranë dakord të rrisin ndihmën për vendet si Libani, Jordania dhe Turqia, ku po strehohen miliona refugjatë nga Siria e shkatërruar nga lufta.

“Është e qartë se vala më e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve ende nuk ka ardhur. Për këtë arsye kemi nevojë të korrigjojmë politikën e dyerve dhe dritareve të hapura. Tani vëmendja duhet të jetë tek mbrojtja e duhur e kufijve tanë të jashtëm dhe tek ndihma për refugjatët dhe për vendet pranë nesh,” tha Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Udhëheqësit ranë gjithashtu dakord për të ngritur deri në fund të nëntorit të ashtuquajturat "pika të nxehta '', ku ekspertët e BE-së të mund të regjistrojnë dhe identifikojnë me shpejtësi njerëzit.

Është e paqartë nëse vendet e BE-së arritën ose jo ndonjë mirëkuptim se si të përballen me mijëra azilkërkuesit që vahzdojnë të vërshojnë në Evropë, edhe pse ministrat e brendshëm miratuan të martën një plan për shpërndarjen e 120,000 emigrantëve në të gjithë bllokun prej 28-vendesh.

XS
SM
MD
LG