Lidhje

Gara e kandidatëve republikanë për president


Sipas sondazheve më të fundit, miliarderi Donald Trump vazhdon të udhëheqë ndër kandidatët republikanë. Por, ai ka humbur terren që nga debati i fundit televiziv, kur kandidatët rivalë u përballën me të gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Donald Trump vazhdon të jetë figura qendrore në garën e Partisë Republikane. Por, një pikë kthese filloi të ndodhë gjatë debatit të dytë, kur rivalët u hodhën në sulm, ndër ta edhe ish-guvernatori i Floridas, Jeb Bush.

“Ai donte bixhozin dhe kazinotë në Florida. Nuk e arriti dot pasi unë isha kundër bixhozit atëherë, tani, dhe përgjithnjë! Dhe unë nuk do të blihem nga askush.”

Zoti Trump vazhdon të qëndrojë sfidues në fushatë.

“Do të luftoj për lirinë tuaj si askush tjetër, pasi unë jam një luftëtar i mirë dhe unë fitoj shpesh. Ne do të fitojmë.”

Ish-drejtuesja në biznes, Carly Fiorina, po fiton pikë pas debatit. Ndërsa Guvernatori Scott Walker dha dorëheqjen nga gara dhe u bëri thirrje edhe të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

“Në mënyrë që votuesit të përqëndrohen tek një numër më i vogël kandidatësh që do të ofrojnë një alternativë pozitive konservatore përballë personit që udhëheq aktualisht.”

Një tjetër jo-politikan, neurokirurgu Ben Carson, po del mirë në sondazhe.

“Njerëzve u pëlqejnë përplasje në skenë si të gladiatorëve. Kjo nuk është e dobishme për këtë vend.”

Thelbi i garës republikane është futja jo-politikanëve të suskesshëm, thotë analisti Norm Ornstein.

“Shoh një luftë të vazhdueshme për të pushtuar shpirtin e Partisë Republikane; një luftë ndërmjet një grupi tradicional që është vetë shumë konservator, dhe atyre që vijnë nga jashtë grupimit, që nuk kanë patur kurrë ofiqe, dhe që tani po e dominojnë skenën.”

Zoti Trump ka ngecur kur është pyetur për politikën e jashtme dhe shpesh i mungojnë propozime konkrete. Por, deri më tani, kjo gjë nuk i shqetëson mbështetësit e tij.

“Njerëzit që mbështesin zotin Trump, si populistët e zemëruar, shikojnë politikanët që i dinë të gjitha hollësitë e politikës dhe që flasin me dritëhije të tepruar. Kjo i lodh njerëzit dhe i bën të ndjenjë se udhëheqësit i kanë braktisur.”

Sondazhet më të fundit tregojnë se zonja Fiorina dhe zoti Carson po konkurojnë për të zënë vendin e dytë pas zoti Trump, me përballjen e parë që do të zhvillohet në shtetin Iowa pas katër muajsh.

XS
SM
MD
LG