Lidhje

Katalonia në votime


Spain Catalonia Independence

Spain Catalonia Independence

Katalonia voton sot për të përcaktuar nëse rajoni mund të shkëputet nga Spanja.

Partitë separatiste pritet të fitojë shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare, sipas sondazheve të opinionit publik.

Udhëheqësit separatiste kanë premtuar, se nëse partitë e tyre janë fituese, ata do ta vendosin Katalonjës dhe qytetin e saj kryesor Barcelonën në rrugën drejt pavarësisë nga Spanja dhe do të bëjnë Katalonian një komb të ri në vitin 2017.

Rajoni prej 7.5 milion banorëve deklaroi zyrtarisht veten si një shtet në vitin 2006, por Gjykata Kushtetuese më vonë e hodhi poshtë këtë deklaratë.

Kryeministri Mariano Rajoy thotë se kushtetuta e Spanjës ndalon rajonet autonome si Katalonia të shpallin pavarësinë.

Katalonia, një nga rajonet më të pasura të Spanjës, ka gjuhën e vet dhe kulturën e dallueshme, dhe ka luftuar gjatë për autonomi më të madhe.

XS
SM
MD
LG