Lidhje

OKB mbi çështjen e refugjatëve


Gjendja e refugjatëve, të cilët kanë vërshuar në Evropë është mes çështjeve kryesore për udhëheqësit botërorënë Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon pritet të zhvillojë një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme për të diskutuar krizën dhe të kërkojë një përgjigje të gjerë ndërkombëtare.

Ndërsa refugjatët vazhdojnë të vërshojnë në Evropë, SHBA dhe fuqitë e tjera botërore janë në kërkim për më shumë alternativa për të ndihmuar në frenimin e kësaj krize humanitare në rritje.

Çështja do të jetë në krye të agjendës së OKB-së, kur më shumë se 150 presidentë dhe kryeministra të mblidhen për Asamblenë e Përgjithshme.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqës të tjerë të shtatë demokracive më të mëdha të industrializuara (i ashtuquajturi G7) do të mbajnë një forum të martën mbi refugjatët dhe çështjet humanitare.

Anne Richards është, nënsekretare amerikane e shtetit për Popullsinë, Refugjatët dhe Migrimin:

"E di se qeveri të ndryshme janë të interesuara për të ndihmuar për të grumbulluar më shumë fonde nga vende të tjera, dhe ftoj qeveritë që nuk kanë qenë aktive në çështjet humanitare për të luajtur një rol më të madh."

Më parë këtë javë, ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian miratuan një plan për të vendosur 120-mijë refugjatë në të gjithë vendet e bllokut.

BE-ja u zotua gjithashtu për më shumë se 1 miliard dollarë ndihma për sirianët që kanë kërkuar strehim në vendet fqinje.

SHBA është gjithashtu duke siguruar më shumë ndihma humanitare dhe ka vendosur ta ngrejë numrin e refugjatëve që do të pranohen gjatë vitit të ardhshëm, në 85-mijë, për të përfshirë të paktën 10.000 refugjatë nga Siria. Sekretari i Shtetit John Kerry shprehet:

"Ne jemi duke bërë atë që dimëdhe mund të menaxhojmë, atë që mendojmë se mund të bëjmë në kuadër të sistemit dhe sfidave që kemi, përsa i përket buxhetit.”

Zotimi i SHBA nuk është dramatik, thotë Bill Frelick i grupit Human Rights Watch, i cili foli përmes Skajpit.

"Mendoj se ku premtim është i vonuar, sepse vitin e kaluar ka pasur vetëm rreth 100 refugjatë sirianë që u vendosën në Shtetet e Bashkuara."

Disa thonë se ndërsa Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin përpjekjet në këtë drejtim, edhe vendet e tjera që kanë qëndruar mënjëanë gjatë krizës aktuale duhet të japin më shumë ndihmë. Matteo Garavoglia, Instituti Brookings:

"Mendoj se ndër vende të tjera që mund të marrin një numër të madh refugjatësh janëKanadaja dhe Australia. "

Analistët thonë se fakti që azil-kërkuesit po vijnë në Evropë duhet të shërbejë si thirrje zgjimi për fuqitë perëndimore për të hedhur më shumë para në vendet e Lindjes së Mesme që janë duke mbajtur barrën e krizës së refugjatëve.

XS
SM
MD
LG