Lidhje

Kroacia, Vukovari dhe refugjatët


Ndërsa mijëra emigrantë nga Afganistani, Iraku dhe Siria kalojnë nëpër Kroaci, vendasit kujtojnë përvojën me luftën dhe refugjatët. Qyteti i Vukovarit, jo shumë larg nga rruga që përshkojnë emigrantët e sotëm, pësoi një rrethim veçanërisht të keq dhe shenjat e tij janë ende të dukshme sot.

Një lutje përkujtimore në varrezat e luftës së Vukovarit për të nderuar disa nga të vrarët e shumtë këtu në vitet 1990 gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi nga Jugosllavia.

Edhe kisha pësoi përdhosje dhe bombardime, ndërsa priftërinjtë dhe murgeshat u morën dhe u ekzekutuan. Ivica Jagodiç është prift në kishën e Shën Filipit:

"Pasi u larguan, atyre iu premtua se do të kthehen brenda një ore, por askush nuk u kthye më."

Pacientët dhe personeli u zhvendosën nga spitali i rrethuar, tani muze, në një fshat të afërt, dhe ekzekutuan e u varrosën në një varr masiv.

Plagët e shkuara të Vukovarit ndjellin simpati për mijëra refugjatë që kalojnë përmes Kroacisë ndërsa u ikin luftrave të sotme në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Manda Mercep është pensioniste dhe jeton në Vukovar.

"Refugjatët duhet të ndihmohen. Edhe ne ishim refugjatë që na u desh tëlargoheshim nga Vukovari."

Dhjetëra mijëra u vranë gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, dhe qindra mijëra u kthyen në refugjatë.

"Për sa i përket situatës së sotme, ne e dimë se çfarë do të thotë kjo dhe i kuptojmë plotësisht refugjatët sirianë, veçanërisht ato familje me fëmijë."

Ndërsa qyteti vazhdon të rindërtohet, turistët dhe fëmijët e shkollave mbërrijnë nga e gjithë Kroacia për të mësuar mbi vuajtjet dhe koston njerëzore të luftës.

XS
SM
MD
LG