Lidhje

Demokratët kërkojnë hetim ndërkombëtar për CEZ


Partia Demokratike e opozitës paraqiti sot në parlament projektligjin për hapjen e hetimeve ndërkombëtare mbi abuzimet e kompanisë CEZ në kohën kur drejtonte shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri.

Çështja CEZ në parlament
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:24 0:00

Projekt-ligji për hetimin ndërkombëtar ndaj veprimeve financiare të CEZ opozita kërkon të miratohet qysh në seancën e radhës në parlament. Pr.ligji kërkon që kjo çështje të hetohet jo vetëm nga autoritetet shqiptare, por edhe nga ato ndërkombëtare.

Në propozimin e Partisë Demokratike thuhet se çështja është komplekse, sepse janë përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit në të, prandaj nevojitet një hetim i pavarur nga ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose Bashkimit Europian.

Projektligji për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen CEZ do të shoqërohet edhe me një padi që PD pritet t'i drejtojë Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes mes qeverisë dhe CEZ-it për të shmangur arbitrazhin si një akt dëmton interesat financiare të shtetit shqiptar dhe ngarkon me borxhe qytetarët.

Kërkesën për hetim ndërkombëtar e propozoi edhe i akuzuari i opozitës, kryetari i parlamentit, Ilir Meta, dhe partia e tij, LSI.

Si PD ashtu edhe LSI po deklarojnë njëlloj se njjë hetim i paanshëm dhe i plotë ndërkombëta duhet bërë për zbardhjen e çështjes së CEZ-it. Sipas PD hetuesit shqiptarë mund të vihen nën presion nga drejtuesit kryesor politikë dhe shtetërorë që po akuzohen.

Por ndërkohë burime të besueshme nga prokuroria pohuan se hetimet për abuzimet në CEZ kanë nisur dhe përparuar mjaftueshëm, se dy drejtues të DIA dhe CEZ, apo edhe nëpunës të tjerë pas tyre janë vendosur nën akuzë për pastrim parash dhe mashtrime në shuma të mëdha, që kanë dëmtuar financat e kompanisë me miliona euro.

Hetimi shqiptar, sipas ligjit dhe kushtetutës, pohojnë ekspertët nuk ka se si të bashkohet me një hetim ndërkombëtar, i cili në cdo rast mund të jetë vetëm ndihmës i të parit, pra i hetuesit vendas.

XS
SM
MD
LG