Lidhje

Evropa përballë krizës së imigrantëve


FILE - Refugees are seen arriving at the train station in Saalfeld, central Germany, Sept. 5, 2015.
FILE - Refugees are seen arriving at the train station in Saalfeld, central Germany, Sept. 5, 2015.

Kancelarja gjermane Angela Merkel diskutoi sot krizën aktuale të migracionit në Evropë gatë një takimi që ajo organizoi në Berlin me përfaqësues të organizatave që mbështesin refugjatët. Zonja Merkel ka shkaktuar kritika, kryesisht mes konservatorëve, për nxitjen e fluksit duke u hapur dritën jeshile azilkërkuesve në Gjermani.

Vendi fqinj, Austria premtoi sot se do të punojë nga afër me Gjermaninë lidhur me valën e refugjatëve që kalojnë në kufirin e tyre të përbashkët, ndërsa Vjena paralajmëroi se për të ulur prurjet, ai vend do të duhet të përdorë dhunën për të imponuar kontrolle më të rrepta.

Gjermania ka vënë në zbatim kontrollon e kufijve dhe kufizuar trafikun hekurudhor nga Austria, në përpjekje për të ngadalësuar mbërritjet.

Por nga ana tjetër, Austria po i lejon njerëzit që të futen në territorin e saj pa pengesa dhe po i drejton ata për në Gjermani.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e mbylljes së kufirit gjerman, Ministri i Brendëshëm austriak, Mikl-Leitner, u përgjigj:

“Do të krijohej një dyndje masive në Austri dhe atëherë do të duhej një përgjigje e shpejtë Evropiane. Do të jenë dy mundësi: ose të vazhdojmë kështë siç jemi, ose do të ketë kontrolle të rrepta në kufi. Dhe, atëherë duhet llogaritur mundësia e shfaqes së dhunës, dhe se përdorimi i dhunës do të jetë i nevojshëm.”

Nga ana tjetër, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, bëri sot thirrje për solidaritet ndaj refugjatëve pavarësisht sfidave që paraqesin prurjet e mëdha ndaj kontinentit.

“Po ju drejtohem në një kohë kur gjendja e Bashkimit Evropian nuk është e mirë. Ndarjet dhe përçarjet janë shumëzuar. Shikoni rilindjen e rrezikshme të ndjenjave nacionaliste, sidomos gjatë krizës greke. Por nuk duhet harruar se kemi shumë arsye për të qënë krenar me Evropën, për suksesin dhe arritjet e Bashkimit Evropian që nga fillimi i viteve 50-të.”

Ndërkohë, një korridor përmes Hungarisë nga Kroacia qëndroi i hapur sot për migrantët pavarësisht thashethemeve që kryeministri hungarez mund të urdhëronte mbylljen nga fundi i javës.

Mijëra migrantë kanë kaluar përmes Hungarisë të nisur nga Kroacia me autobusë dhe tren. Të ardhurit në territorin e saj, Hungaria i ka hypur nëpër trena dhe i ka nisur drejt kufirit austriak. Në qytetin kufi, Zakany, rreth një mijë migrantë i nisën me një tren drejt Austrisë vetëm sot. Mbrëmë mbi katër mijë refugjatë u nisën me tre trena drejt atij vendi.

Refugjatët dhe migrantët vazhduan edhe sot të mbërrijnë në qendrat e regjistrimit pranë kufirit kroat me Serbinë, para se të nisen drejt Hungarisë. Grupi i madh kaloi në Kroacia nga Serbia. Rreth 78 mijë kërkues azili kanë kaluar në Kroaci që nga 15 shtatori, kur Hungaria mbylli kufirin me Serbinë.

Ndërkohë, roja bregdetare italiane tha sot se kishte shpëtuar në det brenda një dite mbi 1 mijë migrantë. Të hënën pranë brigjeve të Libisë u ndërmorrën 11 operacione shpëtimi.

XS
SM
MD
LG