Lidhje

Russia fillon sulmet në Siri


A picture taken on September 30, 2015 shows a general view of deserted streets and damaged buildings in the central Syrian town of Talbisseh in the Homs province.
A picture taken on September 30, 2015 shows a general view of deserted streets and damaged buildings in the central Syrian town of Talbisseh in the Homs province.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të vazhdojnë të udhëheqin sulmeve ajrore të koalicionit kundër objektivave të Shtetit Islamik në Siri, duke mos përfillur kërkesën ruse për të shmangur hapësirën ajrore siriane ndërsa Rusia filloi kryerjen e sulmeve ajrore të mërkurën.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Xhon Kirby tha se një zyrtar rus në Bagdad i kishte dhënë personelit të ambasadës amerikane një njoftim të shkurtër më herët në mëngjesin mbi sulmet e planifikuara ruse në Siri kundër objektivave të ISIS.

"Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të fluturojnë misionet mbi Irak dhe Siri siç është planifikuar dhe në mbështetje të misionit tonë ndërkombëtar për të dobësuar dhe shkatërruar ISIS", tha z. Kirby.


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter më parë kishte urdhëruar personelin e Pentagonit për të komunikuar me Rusinë në lidhje me aktivitetin e koalicionit në Siri, për të shmangur ndonjë përplasje të gabuar midis koalicionit dhe forcave ruse atje, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Ndërkohë, zyrtarët perëndimorë dyshojnë nëse sulmet ajrore ruse kanë në shënjestër militantët e Shtetit Islamik.

CNN citoi një zyrtar të lartë të administratës amerikane të ketë thënë se një sulm rus pranë qytetit Homs nuk kishte ndonjë qëllim strategjik, çka tregon, tha ai, se rusët nuk janë aty për të përzënë ISIS.

Gjithashtu, Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius u tha gazetarëve në Nju Jork se ka shenja që sulmet ruse nuk kanë synuar Shtetit Islamik, sepse zonat e bombarduara nuk ishin nën kontrollin e ISIS.” Ai bëri thirrje për verifikimin e objektivave të sulmeve ruse.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Rusisë tha se operacionet ajrore ndaj ISIS do të synojnë pajisjet ushtarake, komunikimin dhe automjete, së bashku me depot e armëve, municionit dhe karburantit.

Zëdhënësi Igor Konashenkov, i konfirmoi sulmet e sotme ajrore pak orë pasi Dhoma e lartë e parlamentit rus miratoi një kërkesë nga presidenti Vladimir Putin për dërgimin e forcave ushtarake për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad.

Presidenti Putin, në takim me kabinetin e tij të mërkurën për të diskutuar recesionin ekonomik të Rusisë, tha se fushata e bombardimeve filloi me kërkesë të presidentit Asad dhe në kuadër të respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG