Lidhje

CIA tërheq agjentët nga Kina


CIA

CIA

Gazeta Washington Post citon zyrtarë të qeverisë amerikane që thonë se CIA ka tërhequr një numër agjentësh nga Kina pas grabitjes masive kibernetike që ka ekspozuar të dhënat personale të më shumë se 21 milionë punonjësve të qeverisë amerikane.

Si masë parandaluese, Agjencia Qendrore e Zbulimit tërhoqi agjentët nga ambasada amerikane në Pekin, thonë zyrtarët, të cilët folën për gazetën me kusht të ruajtjes së anonimitetit. CIA nuk ka pranuar të komentojë.

Më herët këtë vit, dy sulme masive kibernetike ndaj Zyrës amerikane të Menaxhimit të Personelit (OPM), ekspozuan të dhënat e 21.5 milionë punonjësve dhe ish punonjësve të qeverisë federale.

Zyrtarët amerikanë thonë se mes të dhënave të sigurisë ishin edhe grabitja dokumenteve me shenjat e gishtave të 5.6 milionë punonjësve federalë. Zyrtarët amerikanë dyshojnë se të dhënat u grabitën në një përpjekje për të identifikuar spiunët amerikanë, të cilët mund të rekrutohen apo detyrohen të japin informacione sekrete.

Gazeta citonte Drejtorin e Zbulimit Kombëtar, James Clapper, se grabitja e të dhënave të punonjësve federalë përbënte rrezik të konsiderueshëm për mbledhjen e të dhënave sekrete nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG