Lidhje

Lazarat: 5 arrestime për trafik droge


Lazarat narkotics
Lazarat narkotics

Policia e Gjirokastrës tha se zhvilloi sot një operacion të koduar me emrin “Vjeshta” në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku arrestoi pesë persona të shpallur në kërkim që nga gjatë operacionit të Qershorit të një viti më parë.

Në operacionin e vitit të kaluar policia mori nën kontroll pas disa vitesh fshatin e njohur për kultivmin e marijuanës, sekuestroi armatime të mëdha, municione dhe një sasi prej gati 55 tonësh marijuanë, duke arrestuar mbi 30 persona dhe shpallur në kërkim dhjetëra të tjerë.

Nga komunikata e policisë mësohet se gjatë operacionit të sotëm pesë personat e akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike janë të moshave nga 57 deri në 76 vjeç.

Arrestimet vijnë në një kohë kur policia është vënë nën kritika të forta nga shtypi dhe publiku se nuk po arrin të godasë grupet kriminale që janë përgjegjëse për trafikun e marijuanës.

Sipas deklaratave të zyrtarëve vendorë të policisë në Tepelenë, vetëm në këtë zonë, monitorimi ajror kishte zbuluar mbi 100 vatra të kultivuara me narkotikë.

Policia ka zhvilluar disa operacione në këto zona por ende nuk ka të dhëna të plota se sa prej vatrave të monitorurara janë shkatërruar. Sipas burimeve policore trafiku i lëndës narkotike të kultivuar këtë vit sapo ka filluar dhe destinacioni kryesor është drejt Italisë dhe Greqisë.

Autoritetet policore italiane kanë goditur kohëve të fundit disa grupe kriminale shqiptare dhe italiane, ndërsa Greqia pritet të ashpërsojë dënimin për trafikantët.

Gjykata e Lartë Greke, sipas burimeve nga Athina, po shqyrton masën e dënimit me burgim të përjetshëmqë për trafikantët, fitimet e të cilëve provohen se i kalojnë të 75.000 eurot .

Policia greke përballet kohëve të fundit jo vetëm me rastet e transportmit të të drogës nga Shqipëria por edhe me kultivimin nga grupet kriminale shqiptare të bimëve të marijuanës në zonat pyjore kufitare, brenda territorit grek.

XS
SM
MD
LG