Lidhje

Formohet partia shqiptare Uniteti


Në Shkup u shpall formimi i partisë më të re shqiptare të quajtur Uniteti. Personalitete të pakënaqura me politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim u larguan nga BDI-ja për të formuar partinë Uniteti, e cila pritet të drejtohet nga Gëzim Ostreni, ish-zyrtar i lartë i BDI-së dhe ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që luftoi kundër forcave maqedonase në vitin 2001.

Drejtuesit e Unitetit njoftuan se kanë filluar procedurat ligjore për regjistrimin e partisë dhe se shumë shpejt do të bëhen të ditura srtukturat e partisë dhe programi i saj. Në radhët e partisë së re, mes tjerësh, është deputeti Zylfi Adili. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka komentuar për këtë zhvillim.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG