Në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Bashkësisë Islame thanë se mediat luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e qytetarëve të Kosovës për të shkuar në luftërat e huaja. Ata thonë se në shumë raste gazetarët kanë qenë të painformuar për besimin islam dhe kjo sipas tyre ka bërë që raportimet të përshkohen me mangësi. Kjo ishte pjesë e debateve që po organizohen nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.