Lidhje

Zvarritja e marrëveshjes së 2 qershorit në Maqedoni


Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgel i cili qëndroi në Shkup për t’u takuar me disa prej autoriteteve dhe drejtuesve politik, shprehu shqetësim për shkak të zvarritjes së zbatimit të marrëveshjes politike të 2 qershorit.
Ai tha se nëse nuk zbatohet plotësisht marrëveshja, kjo do të thotë se vendi vazhdon të jetë në krizë, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve politik që t’i realizojnë detyrimet sepse bëhet fjalë, siç tha, për të ardhmen e këtij vendi.
Deputeti evropian Vajgël tha se dëshiron të shikojë që edhe mjetet e informimit e mbështesin marrëveshjen dhe të përkujtojnë partitë se duhet t’i zbatojnë zotimet e tyre.
Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate e opozitës kërcënon se nuk do të vazhdojë bisedimet me tre partitë e tjera për reformat që dalin nga marrëveshja ndërmjet tyre, deri sa Këshilli i Prokurorëve të miratojë ekipin e plotë të prokurores së posaçme Katica Janeva.
XS
SM
MD
LG