Lidhje

Turqia rrëzon një dron


Turkey's state-run Anatolia News Agency released this image of what Turkey says is an unmanned aircraft shot down by Turkish forces Oct. 16, 2015, near the border with Syria.
Turkey's state-run Anatolia News Agency released this image of what Turkey says is an unmanned aircraft shot down by Turkish forces Oct. 16, 2015, near the border with Syria.

Turqia thotë se rrëzoi sot një avion që kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore në afërsi të kufirit me Sirinë.

Në një deklaratë, ushtria turke tha se avioni nuk përfilli tre paralajmërime para se të rrëzohej nga aeroplanët turq.

Televizioni turk NTV njoftoi se fjala ishte për një dron që ishte rrëzuar rreth 3 kilometra brenda hapësirës ajrore turke.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se besohet që droni të ishte rus, por ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se të gjithë aeroplanët e saj në Siri ishin kthyer pa probleme në bazë dhe se të gjithë dronët kishin fluturuar siç ishte planifikuar.

Në të kaluarën Turqia ka rrëzuar avionë dhe helikopterë sirianë për shkeljen e hapësirës ajrore turke gjatë luftës civile në Siri.

Kohët e fundit, Turqia është ankuar për të paktën dy raste shkeljes së hapësirës së saj ajrore nga avionë luftarakë rusë.

Ankaraja, e cila mbështet kryengritësit sirianë, e ka kritikuar ashpër ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Siri.

XS
SM
MD
LG