Lidhje

Kroacia rihap kufirin


Serbia Migrants

Serbia Migrants

Kroacia hapi kufirin me Serbinë të hënën pasdite, duke lejuar kalimin e 3 mijë emigrantëve që më parë kishin mbetur të bllokuar në kushte të ftohti dhe shiu të dendur për afro dy ditë.

Melita Sunjic, një zëdhënëse e agjencisë së OKB për refugjatët, UNHCR që ndodhet në pikën kufitare Berkasovo tha se “pa asnjë lajmërim, kufijtë u hapën. Kur kufijtë u hapën, të gjithë u dyndën” për të kaluar në anën tjetër.

Nuk ishte menjëherë e qartë se pse Kroacia papritur lejoi hyrjen në masë.

Bllokimi ndodhi kur Hungaria mbylli kalimin kufitar me Kroacinë të shtunën, duke detyruar autobusët të marrin një rrugë më të gjatë nëpër Slloveni, e cila ka vendosur të kufizojë numrin e migrantëve që hyjnë çdo ditë.

“Vendimi i Hungarisë për të mbyllur kufirin sigurisht që e ka shtuar vuajtjen dhe mjerimin, si edhe gjatësinë e udhëtimit për këta njerëz të dëshpëruar”, tha Babar Baloch, një zëdhënës i UNHCR-së.

Zonja Sunjic tha të hënën se 10 mijë emigrantë hynë në Serbi nga Maqedonia dje, një numër më i madh sesa mesatarja e përditshme gjatë muajit të fundit, duke krijuar një efekt domino kur Sllovania ngadalësoi valën e emigrantëve përmes Ballkanit duke kufizuar numrin e hyrjes së tyre në 2 mijë e 500 në ditë.

Deri nga fundi i vitit, BE-ja mund të presë rreth 700 mijë migrantë që largohen nga lufta dhe varfëria nga vende si Siria dhe Afganistani.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të dalin me një plan të fuqishëm për zgjidhjen e krizës dhe shpërndarjen e barabartë të refugjatëve mes 28 vendeve anëtare.

XS
SM
MD
LG