Lidhje

Dr. Rifat Latifi nderohet për vullnetarizëm


RIFAT LATIFI

RIFAT LATIFI

Doktor Rifat Latifi, kirurg nga Arizona, nderohet për Shërbimin mjekësor të njerëzve në nevojë. Ky është motivacioni i çmimit Pfizer Surgical Humanitarian, që mjeku shqiptario – amerikan mori këto ditë nga Kolegjit Amerikan i Kirurgëve.

Gjatë një ceremonie në Çikago, Dr. Latifi u nderua për kontributin në ngritjen e telemjekësisë në zonat rurale të SHBA-së dhe në vendet e dala nga konfliktet apo fatkeqësitë.

Ky është një çmim ndërkombëtar për vullnetarizëm që u jepet kirurgëve të cilët kanë i kushtuar një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tyre ofrimit të kujdesit kirurgjik pa pritur ndonjë përfitim financiar.

Dr. Latifi filloi vullnetarizmin e tij që kur ishte student në shkollën mjekësore dhe gjatë periudhës së praktikës kirurgjikale, kur u përgjigjej pyetjeve të dëgjuesve në gjuhën shqipe në radio Zëri i Amerikës, në fillim të viteve 1990.

Pas një dekade të luftës në vitet 1990 që shkatërroi shëndetin dhe infrastrukturën arsimore në Kosovë, Dr. Latifi dhe ekipi i tij ngriti një qendër telemjekësie që përfshinte infrastrukturën teknike, një bibliotekë elektronike, dhe programe të edukimit virtual. Qendra të tjera, pastaj, ai krijoi në Shqipëri dhe Afrikë, dhe tani quhen International Virtual E-Hospital (IVeH).

Sistemi spitalor, me seli në Hope, Idaho dhe një tjetër në Brazil, i është përkushtuar rindërtimit të sistemeve të kujdesit shëndetësor në zonat e thella a të varfëra. Dr. Latifi, i cili shërben si president i organizatës, ka punuar me kolegët për të zhvilluar një model të njohur si Iniciate-Build-Operate (IBOT) për të siguruar qëndrueshmërinë e programit. Modeli përfshin ndërtimin dhe forcimin e burimeve të sistemit, vendosjen e pajisjeve, dhe zhvillimin e mundësive të arsimit dhe trajnimit.

Që nga janari i vitit 2003, 62 universitete, qendrat mjekësore, dhe organizatat shëndetësore nga më shumë se 20 vende kanë transmetuar qindra aktivitete edukative dhe leksione përmes IVeH.

Dr. Latifi ka marrë grante për përpjekjet e tij në telemjekësi nga Agjencia Evropiane për Rindërtim, Departamenti amerikan i Shtetit, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), qeveria e Sllovenisë, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kohet e fundit, doktor Latifi mori gjithashtu një çmim nga USAID-i për ndihmën në Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri në reformimin e shërbimeve të traumave dhe urgjencës. Me ekspertizën e tij, Dr. Latifi vazhdon të këshillojë ministritë e Shëndetësisë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Dr. Latifi gjithashtu krijoi programin e parë të llojit të telemjekësisë në Arizona, i quajtur programin e teleprezencës (satt). Megjithatë, programi është duke kaluar nëpër ndryshime të reja dhe nuk është aktualisht aktiv.

Krahas dokor Latifit, të nderuar me Çmimin Pfizer Surgical Humanitarian ishin edhe 3 kirurgë të tjerë; Susan M. Briggs nga Boston, Masaçusets; Shilpa Shree Murthy nga East Lansing, Miçigan; dhe Dan Poenaru nga Montreal, Quebec, Kanada.

Kolegji Amerikan i Kirurgëve, që ndau çmimet, është një organizatë shkencore e themelua në vitin 1913 për të rritur standardet e praktikës kirurgjikale dhe për të përmirësuar cilësinë e kujdesit për pacientët. Kolegji ka më shumë se 80.000 anëtarë dhe është organizata më e madhe e kirurgëve në botë.

Për më shumë informacion, vizitoni www.facs.org

Trego komentet

XS
SM
MD
LG