Lidhje

Aksident i rëndë në Francë


France Bus Crash

France Bus Crash

Të paktën 42 persona, kryesisht pensionistë, besohet të kenë vdekur në një aksident rrugor në afërsi të qytetit francez Bordo, në atë që është quajtur aksidenti më i rëndë i trafikut në tre dekada në Francë.

Zyrtarët thanë se një kamion u përplas me një autobus të mbushur me pasagjerë duke bërë që të dy automjetet të shpërthenin në flakë.

Tetë persona njoftohet të kenë shpëtuar nga flakët, dhe dhjetëra zyrtarë të emergjencës kanë transportuar pacientët në spitale.

Presidenti Francois Hollande komentoi lidhur me aksidentin ndërsa udhëtonte për në Greqi, duke thënë se qeveria është "mobilizuar plotësisht", për të përballuar atë që ai e quajti "një tragjedi të tmerrshme."

Presidenti nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit para kohe nga udhëtimi i tij jashtë vendit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG