Lidhje

Paul Ryan gati për rolin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve


Rep. Paul Ryan, R- Wis., speaks at a news conference following a House Republican meeting, Tuesday, Oct. 20, 2015, on Capitol Hill in Washington.

Rep. Paul Ryan, R- Wis., speaks at a news conference following a House Republican meeting, Tuesday, Oct. 20, 2015, on Capitol Hill in Washington.

Ligjvënësi Paul Ryan thotë se është i gatshëm dhe e mirëpret marrjen e rolit të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, pasi siguroi mbështetje si nga republikanët e qendrës, ashtu edhe nga krahu konservator.

Ligjvënësi nga Uiskonsin fillimisht ishte i lëkundur për të marrë një detyrë që e vë të dytin në hierarkinë e qeverisjes amerikane, pas nënpresidentit, për të drejtuar vendin nëse presidenti bëhet i pamundur për përmbushjen e detyrës.

Ai vendosi të konkurrojë vetëm pasi mori mbështetje nga 80% e republikanëve në dhomë.

Pritet që Dhoma e Përfaqësuesve të votojë për kandidaturën e tij të enjten e ardhshme, një ditë para se kryetari aktual John Boehner, të dalë në pension.

Në zhvillime të tjera politike, ish-guvernatori i shtetit Rhode Island Lincoln Chafee është tërhequr nga gara presidenciale, duke e ngushtuar listën e kandidatëve demokratë, ku tani përfshihen vetëm ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, Senatori Bernie Sanders dhe ish-guvernatori i Merilandit, Martin O’Malley.

XS
SM
MD
LG