Lidhje

BB: Të Bërit Biznes


Banka Botërore publikoi sot raportin vjetor për lehtësinë e të bërit biznes, që vlerëson faktorët që lehtësojnë ose pengojnë biznesin në 189 vende të botës.

Vlerësimi përfshin periudhën nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2015.

Sipas raportit, Shqipëria shënon ulje në klasifikimin e 189 vendeve, duke u radhitur në vendin e 97. Një viti më parë Shqipëria renditej e 68.

Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, Shqipëria ka shënuar hapa prapa në aspektin e lejeve të ndërtimit, duke e bërë më të vështirë procesin për shka të pezullimit në dhënien e këtyre lejeve.

Vendi ka marrë vlerësime pozitive në forcimin e mbrojtjes së investimeve të pakicave, duke paraqitur kërkesa ligjore për publikimin e menjëhershëm të transaksioneve.

Shqipëria, sipas raportit të Bankës Botërore ka lehtësuar gjithashtu eksportin ndërkufitar duke zbatuar një sistem elektronik inspektimi që ka shkrtuar kohën e procedurave që kryhen në kufi.

Kosova rendiet e 66 mes 189 vendeve dhe përparimin më të madh e ka arritur me lehtësimin e pagimit të taksave për kompanitë duke eliminuar tarifën vjetore për liçensën e biznesit.

Për rajonin e Euro-Azisë, renditjen më të lartë e ka Maqedonia, duke zënë vendin e 12. Sipas Bankës Botërore, Maqedonia merrë pikë shumë të larta në disa fusha për lehtësinë e të bërit biznes.

Gjatë vitit të kaluar, për shembull, Maqedonia e lehtësoi më tej procesin duke kërkuar regjistrimin të detyruar online. Si rezultat, Maqedonia rendiet e dyta në botë në kategorinë e hapjes së një biznesi.

Pesë treguesit kryesorë që ndikuan në vlerësimet e raportit të të bërit biznes, janë Lejet e Ndërtimit, Furnizimi me Energji, Zbatimi i Kontratave, Regjistrimi i Pronave dhe Tregëtia Ndërkufitare.

Raporti i këtij viti finalizon një punë dy vjeçare për të zgjeruar kriteret që përdoren për matjen e cilësisë së rregullave, si dhe efektshmërinë e kornizës ligjore të të bërit biznes, në mënyrë që të bëhet një vlerësim më i saktë i realitetit në terren.

XS
SM
MD
LG