Lidhje

Projekt-buxheti, gati për firmën e Obamës


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se projekt-buxheti për dy vjetët e ardhshëm, i përmbyllur sot nga Kongresi, është një propozim i përgjegjshëm dhe se ai do ta nënshkruajë ligjin sapo t’i dërgohet në Shtëpinë e Bardhë.

Kongresi i kontrolluar nga republikanët është përplasur shpesh me presidentin demokrat lidhur me përparësitë e buxhetit duke e lënë procesin disa herë deri në momentin e fundit para skadimit të afatit buxhetor.

Plani i ri kufizon buxhetin në 4 trilionë dollar në vit deri në mars 2017, disa javë pasi t’i mbarojë zotit Obama mandati presidencial dhe pasi të jetë zgjedhur Presidenti dhe Kongresi i ri.

XS
SM
MD
LG