Lidhje

I liruari i fundit britanik nga Guantanamo

FILE - Dawn breaks at the now closed Camp X-Ray, used as the first detention facility for suspected militants captured after the Sept. 11 attacks, at the Guantanamo Bay Naval Base in Cuba, dawn arrives at the now closed Camp X-Ray, which was used as the f

Shtetet e Bashkuara kanë liruar nga burgu i Guantanamos shtetasin e fundit britanik të ndaluar për aktivitet apo mbështetje të terrorizmit.

Sekretari i Jashtëm britanik Philip Hammond tha sot se Shakir Amer, me origjinë nga Arabia Saudite është liruar dhe do të mbërrijë sot në Britani.

Amer është mbajtur në Guantanamo që nga viti 2002, por ndaj tij nuk janë ngritur kurrë akuza dhe nuk është nxjerrë në gjyq.

Ai u ndalua në Afganistan në vitin 2001. Autoritetet amerikane e ndaluan nën dyshimet se kishte udhëhequr një njësi të talebanëve dhe se ishte takuar me Osama bin Laden. Por Amer këmbëngulte se kishte qenë në Afganistan me familjen për aktivitet bamirës.

XS
SM
MD
LG