Lidhje

Zgjedhjet në Turqi


Women wave national flags as they listen to Ahmet Davutoglu, Turkey's Prime Minister and the leader of Justice and Development Party, AKP, during a rally ahead of Sunday general elections, in Diyarbakir, Turkey, Thursday, Oct. 29, 2015.

Women wave national flags as they listen to Ahmet Davutoglu, Turkey's Prime Minister and the leader of Justice and Development Party, AKP, during a rally ahead of Sunday general elections, in Diyarbakir, Turkey, Thursday, Oct. 29, 2015.

Turqia do të mbajë zgjedhjet e dyta të përgjithshme këtë vit më 1 nëntor, pasi partia AK në pushtet nuk arriti të fitojë shumicën në zgjedhjet e fundit në qershor dhe bisedimet mbi një qeveri koalicioni dështuan. Analistët thonë se ka shumë mundësi që votuesit mund të sjellin një tjetër rezultat të pavendosur. Henry Ridgwell njofton nga Stambolli mbi rezultatet e mundshme pas zgjedhjeve të së dielës.

Distrikti konsevator Fatih në Stamboll – një botë tjetër nga qendra me bare dhe ndriçim në qytet.

Në një rrugë pranë xhamisë së shekullit të 15-të, Arife Guven dhe Amine Aksakal shesin veshje tradicionale islamike. Ato janë mbështetëse të apasionuara të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Tani mund marrim pjesë në kurse islamike ku studiohet Kurani. Grate mund të shkojnë në universitet me shamitë e kokës. Për sa kohë ai është në pushtet, jemi krenare.”

Aksakal shpreson që partia AK do të fitojë përsëri.

“Partitë e tjera nuk mbështesin vendin. Vetëm duan veten e tyre. “

“Është e vështirë të parashikohet rezultati i zgjedhjeve. Për çdo sondazh që i jep partisë AK një epërsi të konsiderueshme, opozita thotë se është i manipuluar.”

Partitë duhet të kalojnë pragun e 10 përqindëshit për të fituar vende në parlament. Partia pro-kurde HDP fitoi 13 përqind të votive në zgjedhjet e qershorit, duke i hequr partisë AK shumicën prej 41 përqind.

“Ata filluan të thonë nuk ka asnjë process paqe me kurdët. Erdogani filloi të veprojë sikur gjithçka është për të dhe për asnjë tjetër.”

Qeveritë e koalicionit ishin të zakonshme para grushtit ushtarak të Turqisë në vitin 1980 – dhe sjellin shqetësimin e paqëndrueshmërisë. Por disa besojnë se kompromisi do të jetë pozitiv.

“Një dështim i partisë AK në pushtet për të formuar një qeveri të vetme do të çojë ndoshta në një qeveri koalicioni me laikët e partisë Populli Republikan. Dhe kjo ndoshta do të ndryshojë disa lidhje.”

Një nga pengesat më të mëdha për një koalicion të tillë Siria. Presidenti Erdogan kërkon ndryshim regjimi në Damask. Partia Populli Republikan nuk është dakort.

“Të kërkosh largimin e Assadit do të thotë të dobësosh Sirinë. Në se ne hymë në qeveri nuk do të prekim politikën siriane.”

Kompromisi do të jetë i nevojshëm për të formuar çdo koalicion. Një përsëritje e pakënaqësisë që krijuan zgjedhjet e qershorit do ta çonin Turqinë në krizë politike.

XS
SM
MD
LG