Lidhje

Shqetësimet për sigurinë në Turqi


Students of Ankara University hold the placards with the names of those killed in the Oct. 10 deadly explosions in Ankara, during a sit-in protest in Turkey's capital city, Oct. 13, 2015.
Students of Ankara University hold the placards with the names of those killed in the Oct. 10 deadly explosions in Ankara, during a sit-in protest in Turkey's capital city, Oct. 13, 2015.

Drejtuesit amerikanë dhe evropianë janë duke i kushtuar vëmendje zgjedhjeve të së dielës në Turqi ndërsa shtohen tensionet përpara garës ku partia e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kërkon të rifitojë shumicën e humbur në zgjedhjet e qershorit.

Për dekada me radhë, Turqia ka qenë një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, duke lejuar bazat e NATO-s dhe duke shërbyer si një urë lidhëse mes Lindjes së Mesme dhe Perëndimit.

Bombardimi i një tubimi të paqes në Ankara, kryengritja kurde dhe përleshjet e vazhdueshme mes policisë dhe militantëve të dyshuar islamikë kanë ngritur shqetësime në lidhje me të ardhmen e Turqisë si një aleat strategjik në rajon.

Për zgjedhje kaq të kontestueshme parlamentare, fushata ka qenë jo shumë e zhurmshme. Punonjësit e fushatës së partisë kurde HDP, të kritikuar rëndë nga mbështetësit e Erdoganit, e kanë kufizuar veten për të arritur individualisht tek votuesit.

Shpërthimet e 10 tetorit në Ankara detyruan partitë të bëjnë kujdes.

"Sigurisht, pas shpërthimeve në Ankara, degët e partisë u takuan, diskutuan shpërthimet dhe anuluar takimet e mëdha për të mbajtur njerëzit të sigurt", tha Suat Corlu, një zyrtar me fushatën e parties në Stamboll.

Dhunë pas zgjedhjeve?

Siguria është një çështje e rëndësishme në këto zgjedhje, në një kohë kur Turqia po lufton përsëri një kryengritje kurde të udhëhequr nga Partia Punëtorët e Kurdistanit, PKK, dhe militantët e Shtetit Islamik, që qeveria i fajëson për sulmet e 10 tetorit.

Policia turke, këtë javë, bastisi ato që tha se ishin celula të Shtetit Islamik në Dijarbakir, në rajonin kurd të Turqisë.

"Kohët e fundit, organizatat terroriste janë më të rrezikshme për Turqinë se kurrë më parë. PKK është një organizatë terroriste që ka kërcënuar Turqinë për mbi 30 vjet dhe së dyti një fenomen i ri në Lindjen e Mesme, ISIS, në fakt është një tjetër kërcënim për Turqinë", tha Vejsel Kurt, një analist politik në Fondacionin për Kërkime Sociale, një organizatë për studime ekonomike dhe politike në Stamboll.

Qeveria turke nuk bën dallim mes rebelëve kurdë dhe militantëve të Shtetit Islamik. Ajo i konsideron ata terroristë.

Kjo i bën disa aktivistë kurdë të ndjehen të pambrojtur. Ata thonë se po përgatiten për dhunë të mundshme, pas zgjedhjeve të së dielës.

Dështimi për të rifituar shumicën në parlament do të lejojë partinë HDP të mbizotëruar nga kurdët të fitojë ndikim, dhe në skenarin më të keq për qeverinë e Turqisë, do ta verë vendin në rrugën e duhur drejt autonomisë kurde – duke nxitur në një epokë të re të paqëndrueshmërisë.

Shumicë jo e pastër

Zgjedhjet e parakohshme janë duke u zhvilluar pasi zgjedhjet parlamentare të qershorit ishin jobindëse dhe bisedimet për të formuar një qeveri koalicioni dështuan. Partia e zotit Erdogan fitoi 258 vende, 18 më pak nga 276 të nevojshme për një shumicë në Asamblenë e Madhe Kombëtare, parlamentin turk.

Sondazhet e fundit të opinionit të kryera para zgjedhjeve tregojnë se asnjë parti nuk ka një shumicë të pastër, duke rritur mundësinë e një qeverie koalicioni.

Kjo perspektivë nuk pëlqehet nga mbështetësit e Erdoganit.

"AKP është garancia për të ardhmen e këtij vendi. Ajo duhet të jetë në pushtet e vetme, "tha Omer Guler, një mbështetës i AKP-së jashtë një zyre fushate në Stamboll. "Nëse do të formojnë një koalicion, ai nuk do të funksionojë," thotë ai.

Analisti Kurt pajtohet me këtë pikëpamje dhe thotë se një qeveri e koalicionit nuk mund të jetë aq efektive në zgjidhjen e sfidave aktuale të sigurisë të Turqisë. Ai e vë theksin tek vitet 1980 dhe '90, kur Turqia u qeveris nga koalicionet. "Nëse vështrojmë në këto periudha, shohim se PKK-ja ishte shumë aktive," thotë ai. "Kur hedhim vështrimin tek historia e Turqisë shohim se koalicioni është një formulim shumë i dobët. Po, ligjërisht është një formulim i pranuar, por politikisht qeveria është shumë e dobët. "

Kundërshtarët e AKP-së thonë se Erdogani e ka përdorur këtë argument në përpjekjet e tij për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin. Ata janë të shqetësuar për mashtrime apo përpjekje për të manipuluar votimin e së dielës.

Monitorimi i Zgjedhjeve

Më shumë se 55,000 vëzhgues të zgjedhjeve do të jenë të dielën në Turqi.

Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë po i ndjekin gjithashtu zhvillimet. Në një vizitë në Ankara javën e kaluar, Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Nuland shprehu vlerësim për sulmet ajrore të Turqisë kundër rebelëve të Shtetit Islamik dhe nënvizoi solidaritetin e Shteteve të Bashkuara në fytyrën e kërcënimeve të sigurisë me të cilat përballet Turqia.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se zonja Nuland diskutoi "rëndësinë e demokracisë së Turqisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 1 nëntor."

Këtë javë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby kishte një paralajmërim për udhëheqësit e Turqisë pas një vale sulmesh të policisë ndaj anëtarëve të medias duke përfshirë bastisjet e policisë të mërkurën në një kompani të mediave në Stamboll që autoritetet thonë se ka lidhje me një lëvizje që e konsideron si organizatë terroriste. Kompania, Koza-Ipek, zotëron stacionet televizive dhe gazetat që kanë qenë kritike ndaj qeverisë Erdogan.

"Ne vazhdojmë të nxisim autoritetet turke të respektojnë jo vetëm lirinë e medias, por procesin politik, i cili përfshin një opozitë vokale", tha zoti Kirby.

FAKTE

- Fitoi pavarësinë më 29 tetor 1923, e sunduar nga një demokraci republikane parlamentare

- Turqia ka 15 parti politike aktive. Ato kryesoret përfshijnë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP); Partinë Popullore Republikane (CHP); Partia e Lëvizjes Kombëtare (MHP); dhe Partia Demokracia Popullore (HDP).

- Anëtarësuar në Kombet e Bashkuara në vitin 1945 dhe në NATO në 1952

- Turqia ka një popullsi prej 79,414,269 banorë duke e bërë atë vendin e 19-të më të populluar në botë.

- 73 për qind e popullsisë së saj jeton në zonat urbane.

- 99 për qind e qytetarëve turq janë myslimane suni

- PBB - 1,508 trilion dollarë


- E vendosur në Evropën Juglindore dhe Azinë Jugperëndimore

- Ndan kufirin me tetë vende: Bullgarinv, Gjeorgjinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Greqinë, Iranin, Irakun dhe Sirinë

XS
SM
MD
LG