Lidhje

Kerry në Uzbekistan


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua sot me presidentin e Uzbekistanit, Islam Karimov në qytetin Samarkand, në ditën e dytë të turneut të kryediplomatit amerikan në Azinë Qendrore. Presidenti 77-vjeçar, autoritar uzbek drejton vendin që nga viti 1990.

Sekretari Kerry dhe presidenti Karimov u takuan gjatë punimeve të takimit diplomatik të pesë vendet të Azisë Qendrore: Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Dje Sekretari Kerry ishte në Bishkek të Kirgistanit, ndalesa e tij e parë në turneun pesë-vendesh.

Zyrtarët amerikanë e konsiderojnë vizitën e sekretarit Kerry si një mënyrë për të siguruar vendet e Azisë Qendrore për lidhjet e forta të tyre me Uashingtonin, në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në rënie. Por ai është nën presion të flasë edhe për të metat e aleatëve të Azisë Qendrore.

Organizata amerikane e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch i bëri thirrje Sekretarit Kerry që të shprehë shqetësimin në lidhje me historinë e shkeljes së të drejtave të njeriut. Human Rights Watch i kërkoi Sekretarit Kerry të bëjë presion për lirimin e personave të burgosur padrejtësisht, dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë dhe zbatimin e angazhimeve për respektimin e të drejtave të njeriut.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve kohët e fundit i kërkoi Sekretarit Kerry që të ngrejë çështjen e gazetarëve të burgosur për arsye politike, censurën në internet, dhe të dënojë sulmet fizike ndaj punonjësve të mediave. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se studimet e tij tregojnë se liria e medias është duke u "përkeqësuar" në Azinë Qendrore në epokën pas-sovjetike.

XS
SM
MD
LG