Lidhje

SHBA: Trupat amerikane në Siri, jo për luftime


Shtëpia e Bardhë thotë se trupat amerikane të operacioneve speciale që do të dërgohen në Siri nuk do të angazhohen në veprime sulmi apo në luftime.

"Ata nuk do të shkojnë të luftojnë krahas forcave të tjera në Siri,” tha zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Ben Rhodes në një takim me krerë të mbrojtjes.

Zoti Rhodes tha se trupat synojnë të luajnë role përforcimi për të lejuar luftëtarët që luftojnë kundër ISIS-it në vijat e para të frontit, të rimarrin territore. Por ai tha se trupave amerikane mund t’u duhet të hyjnë në luftime me armikun.

Javën e kaluar, Presidenti amerikan Barak Obama autorizoi deri në 50 trupa amerikane të operacioneve të posaçme për të koordinuar lëvizjet e luftëtarëve sirianë në terren me përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG