Lidhje

Vizita e zotit Meta në Uashington


Gjatë intervistës së tij të para disa ditëve për Zërin e Amerikës, i pyetur për takime të mundshme me zyrtarët amerikanë, Kryetari i parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta tha se vizita e tij në Uashington ishte e përqëndruar në Kongres.

Pas interesimit të Zërit të Amerikës, një zyrtar i Departamentit të Shtetit, tha se Kryetari i Parlamentit Meta, u takua më 30 tetor, me Zv/Drejtorin e Zyrës për Evropën Lindore, Ian Campbell.

Sipas zyrtarit amerikan, në takim u diskutuan probleme që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, integrimin Euro-Artlantik dhe çështje për të cilat palët kanë shqetësime të përbashkëta.

Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zyrtari amerikan, i bëjnë thirrje qeverisë së Shqipërisë dhe gjithë udhëheqësve politikë të intensifikojnë përpjekjet për miratimin e reformës në drejtësi, për luftën kundër korrupsionit dhe për miratimin e ligjeve për dekriminalizimin e parlamentit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG