Lidhje

Ndahet nga jeta Ahmad Chalabi


Politikani irakian Ahmad Chalabi që ndihmoi përpjekjet për ndërhyrjen amerikane të vitit 2003 në Irak, vdiq sot nga një goditje në zemër.

Ligjvënësit dhe televizioni shtetëror thanë se zoti Chalabi vdiq në Bagdad ku 71 vjeçari ishte kryetar i komisionit parlamentar për financat.

Zoti Chalabi e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara ku ka marrë një master dhe doktoraturë.

Lidhjet e tij me Shtetet e Bashkuara ishin më të theksuara para luftës që përmbysi nga pushteti Saddam Husseinin. Zoti Chalabi i dorëzoi Shteteve të Bashkuara informacion zbulimi ku pretendohej se qeveria e Husseinit kishte armë të shkatërrimit në masë, por vlerësimi për të ra, pasi u vërtetua se ai informacion ishte i rremë.

Ai u rikthye në politikën e Irakut, duke u shfaqur si kandidat i mundshëm për kryeministër gjatë zgjedhjeve të vitit 2010, por nuk siguroi mbështetje të mjaftueshme për të marrë postin.

XS
SM
MD
LG