Lidhje

Qendra afgane e Omahës


Luftimet e kohëve të fundit në Afghanistan e kanë zhvendosur vëmendjen botërore përsëri tek lufta dhe tek sfidat ekonomike të këtij vendi të Azisë Qendrore. Por ndërsa ka shumë probleme shqetësuese për qeverinë dhe popullin afgan, një grup profesorësh në Omaha të Nebraskës kanë besim të madh në të ardhmen e vendit përmes ndihmës me programe për përmirësimin e arsimit.

Që nga viti 1972, Universiteti i Nebraskës në Omaha e ka ndihmuarAfghanistanin përmes Qendrës së Studimeve Afgane.

Nëndrejtori Abdul Raheem Yaseer ndihmoi në krijimin dhe shpërndarjen e rreth 16 millionë teksteve për shkollat e varfëra të vendit.

“Librat janë shpërndarë në mbarë vendin. Ato u përdorën edhe nga talebanët gjatë epokës së tyre, sepse ishin shumë të përshtatshme për nevojat e njerëzve.”

Njëri nga nxënësit, që ka mësuar prej këtyre librave dhe më vonë shkoi në Omaha për të studiuar, është drejtori i ri i Qendrës, Sher Jan Ahmadzai.

Në qendër janë trajnuar edhe mësues afganë.

“Shumica e tyre ishin gra që erdhën këtu, mësuan metodologjitë e reja dhe u kthyen në vend për të trajnuar kolegët mësues.”

Nën sundimin Taliban, vajzave iu mohua studimi dhe gratë ndaloheshin të jepnin mësim. Sot ato janë një forcë e madhe e arsimit.

Por Ahmadzai thotë se përparimi i arritur rrezikohet nga dhuna dhe varfëria, që i ka kthyer afganët në refugjatë të Europës.

“Popullsia e dytë më e madhe e këtyre emigrantëve dhe refugjatëve të Europës janë afganët, pas sirianëve. Kjo të jep idenë se si është gjendja në Afghanistan.”

Megjithatë, Sher Jan Ahmadzai mbetet optimist për të ardhmen.

“E përgjithshmja në Afghanistan është se vendi po shkon në drejtimin pozitiv, në afat të gjatë.”

Ai thotë se Qendra e Studimeve Afgane ka patur një ndikim të madh, duke i ndihmur studentët dhe shumë banorë të Omahës ta kuptojnë më mirë popullin e Afghanistanit dhe luftën e tyre për krijimin e një të ardhmeje më të mirë.

XS
SM
MD
LG