Lidhje

Fushata për zgjedhjet 2016


FILE - In this Sept. 9, 2015 file photo, Republican presidential candidate Donald Trump speaks on Capitol Hill in Washington.
FILE - In this Sept. 9, 2015 file photo, Republican presidential candidate Donald Trump speaks on Capitol Hill in Washington.

Sondazhet e reja tregojnë se kandidatët kryesorë republikanë Ben Carson dhe Donald Trump, i cili deri tani kishte kryesuar në kampin republikan, kanë pikë të barabarta në anketa. Ndërsa në kampin demokrat, kryesuesja Hillary Clinton është në avantazh krahasuar me kandidatin më të afërt, senatorin Bernie Sanders.

Donald Trump sapo ka botuar librin e ri, “Amerika e paralizuar: Si ta rimëkëmbim Amerikën”, që rithekson mesazhin e fushatës së tij. Zoti Trump tha se rivali Ben Carson nuk ka energjitë e duhura për t’u bërë president.

“Na duhet dikush me energji të jashtëzakonshme, i cili do të rregullojë forcat ushtarake, do të merret me ISIS-in, do të rregullojë marrëveshjet tona tepër të këqija tregtare, si dhe do t’i japë fund sistemit shëndetësor të Obamës dhe të krijojë diçka shumë më të mirë me shumë më pak para. Duhet dikush me energji të jashtëzakonshme personale për të kandiduar për president. Tashmë e kemi një president që nuk ka energji.”

Kandidatët republikanë në përgjithësi kritikojnë administratën Obama dhe premtojnë të çbëjnë disa nga politikat e tij. Presidenti kritikoi dje republikanët që thonë se SHBA-ja ishte në gjendje më të mirë në periudhën para administratës së tij.

“Sipas tyre, gjithçka ishte mirë në vitin 2008 kur ne po përjetonim krizën më të keqe ekonomike të gjeneratës tonë, kur niveli i papunësisë ishte i lartë dhe ishim të ndërvarur nga nafta e huaj, dhe kur Bin Laden ishte ende i lirë. Sipas tyre ajo ishte periudha e artë që ne prishëm.”

Disa kandidatë republikanë, përfshirë zotin Carson, kërkojnë që pyetjet provokative të jenë të kufizuara gjatë debateve televizive.

“Na duhen moderatorë që të jenë të interesuar për informacionin që japin kandidatët.”

Por, kjo ide u la pasi u kritikua gjerësisht dhe madje u përqesh nga Presidenti Obama.

“Nëse nuk menaxhoni dot moderatorët, atëherë nuk mendoj se do të frikësohen kinezët apo rusët prej jush.”

Ndërkohë që kampi republikan ende nuk ka një kryesues të qartë, Hillary Clinton ka vendosur tashmë një avantazh të fortë në kampin demokrat.

XS
SM
MD
LG