Lidhje

Rusia kërkon përcaktimin e grupeve terroriste në Siri


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov sot theksoi nevojën për të përcaktuar se cilat grupe opozitare që luftojnë në Siri duhet të jenë pjesë e bisedimeve të ardhshme të paqes dhe cilat grupe duhet të konsiderohen terroriste. Komentet e tij pasojnë takimi e një grupi pune për Sirinë në të cilin u bër thirrje për organizimin e zgjedhjeve të reja në Siri nën mbikqyrjen e OKB-së.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i bëri komentet pas takimit në Moskë me të dërguarin e OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura për të diskutuar procesin e gjetjes së një zgjidhje politike për konfliktin në të cilin janë vrarë mbi 240.000 mijë njerëz që nga marsi i vitit 2011.

“Rusia mbështet përpjekjet e de Misturës, i cili menjëherë pas takimit të së premtes filloi vizitat për të bërë përparim në zgjidhjen e çështjeve të cilat do t’i hapin rrugën fillimit të dialogut mbi Sirinë. Së pari duhet të përcaktojmë se cilat grupe në territorin sirian janë terroriste”.

Sot më parë, zyra e presidentit rus Vladimir Putin tha se ai e ka diskutuar situatën në Siri në një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe se të dy burrat kishin shprehur gatishmërin për të vazhduar dialogun politik.

I dërguari i OKB-së për Sirinë, De Mistura dhe ministri i jashtëm rus Lavrov ishin pjesë e bisedimeve ndërkombëtare javën e kaluar në Vjenë ku u bë thirrje që OKB të sillte në tryezën e bisedimeve palët ndërluftuese siriane dhe të ndihmojë ata të lëvizin në drejtim të një "qeverisje jo-sektare të besueshme, gjithëpërfshirëse" dhe një kushtetutë të re. Pjesëmarrësit, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara, Irani, Arabia Saudite dhe Turqia gjithashtu thanë se zgjedhje të reja, nën mbikëqyrjen e OKB-së.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha dje se fati i presidentit Assad duhet të vendoset nga populli sirian dhe se mbajtja e tij në pushtet nuk është vendimtar për objektivat e Rusisë.

Rusia ka rritur mbështetjen e saj ushtarake për presidentin Assad në dy muajt e fundit, duke dërguar avionë luftarakë në Siri dhe duke kryer sulme ajrore ndaj kundërshtarëve të udhëheqësit sirian.

XS
SM
MD
LG