Lidhje

Britania ndërpret fluturimet nga Sinai


Military investigators from Russia stand near the debris of a Russian airliner at the site of its crash at the Hassana area in Arish city, north Egypt, Nov. 1, 2015.
Military investigators from Russia stand near the debris of a Russian airliner at the site of its crash at the Hassana area in Arish city, north Egypt, Nov. 1, 2015.

Britania tha sot se po shqetësohet përherë e më tepër shkaku i rrëzimit të avionit rus të shtunën, mbi gadishullin Sinai, duke shkaktuar 224 viktima, të gjithë personat që ndodheshin në bord, ishte një bombë.

Autoritetet britanike dërguan një ekip me ekspertë të aviacionit në aeroportin e pikës egjiptiane të pushimit Sharm El-Sheikh, prej nga ku u nis avioni me destinacion Shën Peterburgun, për të vlerësuar gjendjen e sigurisë atje, para se avionët britanikë të nisen prej andej.

"Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, ne nuk mund ta themi në mënyrë kategorike shkakun e rrëzimit të avionit rus “, - tha përmes një deklarate.

"Por me zbulimin e fakteve të reja, ne shqetësohemi se avioni mund të jetë rrëzuar nga një pajisje shpërthyese.”

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se në Gadishullin e Sinait nuk operojnë rregullisht avionë amerikanë. Por ai theksoi se agjencia për sigurinë ajrore të vendit disa muaj më parë i kishte paralajmëruar avionët komercialë se "mund të ishin në rrezik të aktivitetit ekstremist", në se fluturonin mbi Gadishullin e Sinait.

Ndërkohë, Shteti Islamik i përsëriti thëniet se ka rrëzuar avionin Metrojet A321, duke i sfiduar skeptikët që të provojnë të kundërtën.

Në një deklaratë në audio të publikuar sot në mediat sociale, Shteti Islamik tha se do t’i bënte të njohura hollësitë kur të marrë një vendim.

Autorititet thonë se nuk kanë gjetur të dhëna për një sulm me raketë në momentin kur u rrëzua avioni. Kjo e le të hapur mundësinë për një shpërthim brenda në avion, ose për një difekt mekanik.

Hetuesit do t’i vazhdojnë hetimet me kutinë e regjistrimit të avionit, në përpjekje për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të tij.Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka thënë se pretendimet e Shtetit Islamik për rrëzimin e avionit janë propagandë.

XS
SM
MD
LG